Bundesliga Futboll Sport

TRIUMFOJNË SËRISH PA HAALAND/ Dortmund mposht me përmbysje Augsburg

Borussia Dortmund vazhdon të fitojë pa Erling Haaland, i cili është ndalur nga një dëmtim.

Pas fitores 1-0 në Champions League kundër Sporting, verdhezinjtë kanë mundur 2-1 në shtëpi Augsburg në javën e shtatë të Bundesliga-s.

Takimi i luajtur në Signal Iduna park është zhbllokuar nga një penallti e Guerreiro-s në minutën e 10-të.

Miqtë kanë reaguar në minutën e 35-të me Zeqirin, zvicerani me origjinë shqiptare.

Gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Borussia është kthyer në avantazh me Brandt. Miqtë janë kundërpërgjigjur përsëri me Zeqirin, por goli i tij është anuluar për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Dortmund është ngjitur në vendin e dytë dhe ka shkuar një pikë larg Bayern Munich, që do të presë nesër në shtëpi Eintracht Frankfurt.

Related posts

MANCHESTER CITY NUK GABON MË/ Trondit me tre gola ëndrrat e Brentfordit për Europën dhe vë në trysni Arsenalin

F.autor

JO VETËM FUTBOLLIST I SUKSESSHËM/ Ronaldo mes topave për reklamën e të brendshmeve

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ronaldo ndëshkon Udinesen me një “PERLË”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment