Futboll Shqipëri Sport

VESELI DHE BAJRAMI PRITEN TITULLARË/ Gjimshiti 1 muaj jashtë, si ndryshon Shqipëria ndaj Polonisë

Mes gëzimit të suksesit të Kombë tares ndaj Hungarisë ka pasur edhe pak trishtim për dëmtimin që pësoi Berat Gjimshiti. Mbrojtësi u largua nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi në parakrah dhe, sipas gjasave, do të mungojë për një kohë disi të gjatë, pasi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.Menjëherë pasi doli nga fusha me barelë, ai u dërgua në spital për të bërë ekzaminime më të hollësishme e më pas u sigurua kthimi i tij drejt Italisë. Është mësuar se ai ka pësuar frakturë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit. Në varësi të shkallës së frakturës, qëndrimi i tij jashtë fushës së lojës do të jetë minimalisht një muaj e kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshje shumë të rëndësishme me Atalantën, e sidomos me Shqipërinë.

FORMACIONI – Shqipëria luan të martën ndaj Polonisë dhe Reja duhet t’i bëjë llogaritë pa Gjimshitin, i cili është një nga lojtarët më të mirë që kemi. Por, cili mund ta zëvendësojë mbrojtësin? U pa që në fushë hyri Veseli. Mbrojtësi nuk ka minuta në këmbët e tij, po përsëri Reja i besoi ndaj Hungarisë dhe me shumë mundësi mund të jetë ai që do të luajë por alternativë është edhe Enea Mihaj. Pjesa tjetër e mbrojtjes mendohet që të jetë po ajo: Kumbulla, Ismajli, Hysaj dhe Trashi.

Në mesfushë mungon Çekiçi për shkak kartonësh dhe titullar pritet që të jetë Bajrami. Fantazisti u aktivizua në pjesën e dytë ndaj Hungarisëdhe i dha një tjetër fytyrë sulmit. Bare dhe Gjasula me shumë mundësi nuk do të ndryshohen. Sa i përket sulmit, Broja e ka futur në dilemë Rejën pasi në pak minuta të luajtura është bërë vendimtar.

Pas ndeshjes, trajneri Reja deklaroi që të gjithë lojtarët janë titullarë dhe do t’i  shërbejnë skuadrës kur ka nevojë. Kjo lë të mendohet që Broja është kthyer në një armë për Rejën, i cili kërkon që të shfrytëzojë shpejtësinë e tij në pjesën e dytë ku kundërshtari është lodhur. Titullarë në sulm pritet që të jenë sërish Uzuni dhe Cikalleshi.

Related posts

Tottenham vendos çmimin e Harry Kane, më i shtrenjtë se Messi e Ronaldo

Q.Autor

Pep Guardiola e adhuron, Manchester City dëshiron të përforcohet me mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Kategoria e Dytë/ Grupi A: Gramshi “shkatërron” Vllazninë, Tërbuni fiton në tavolinë me Tiranën

Isa.Autor

Leave a Comment