Futboll Seria A Sport

YLLI I SERIE A NUK PRANON RINOVIMIN E KONTRATËS/ Presidenti i klubit: Nuk pranoi të bëhej futbollisti më i paguar

Dushan Vlahoviç cilësohet si ylli i së ardhmes në Serinë A aq sa sezonin e kaluar u shpall “Lojtari i ri më i mirë i sezonit”.

21-vjeçari serb ishte afër transferimit tek Atletiko Madrid këtë verë, por presidenti i violëve refuzoi ofertën prej 70 milionë eurosh duke shpresuar t’i vinte një ofertë më e majme. Por, presidenti Komiso ka dalë ditën e sotme me një deklaratë për tifozët ku shpjegon se Vlahoviç ka refuzuar të rinovojë duke zhgënjyer së tepërmi tifozët që e cilësojë si yllin e klubit.

“Siç e dini, Fiorentina i bëri një ofertë shumë të rëndësishme lojtarit, një propozim kontrate që do ta kishte bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit, por pavarësisht përpjekjeve tona, propozimi i rinovimit nuk u pranua.

Për mua dhe Fiorentinën, gjithçka që mbetet është të marrim parasysh vullnetin e lojtarit. Së shpejti do të gjejmë zgjidhje të realizueshme dhe adekuate”, shkruhet në deklaratën e presidentit Komiso.

Tani mbetet mister e ardhmja e talentit serb ndaj të cilit Juvja ka kohë që ka shfaqur interes dhe do të formonte një dyshe me Kiezën në sulmin e bardhezinjve.

Related posts

Kontaktet me Neymar, Ronaldo ‘kërcënon’ me largim nga Reali (FOTO)

Q.Autor

NUK HEQ DORË NGA IDEJA PËR TALENTIN/ Borussia luan kartën e fundit, ja si po përpiqet ta mbajë Haaland…

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE” NË “AIR ALBANIA”/ Kukësi publikon çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Leave a Comment