Formula 1 Sport Të tjera

LARTËSON HAMILTON PAS FITORES NË BRAZIL/ Legjenda Pelé: Ditë e lavdishme për ju dhe brazilianët

Legjenda që komplimenton një tjetër legjendë. Jo vetëm që Pelé e pa fitoren mahnitëse të Hamiltonit në GP e Brazilit, por gjithashtu festoi pasi e pa pilotin e Mercedesit të ngjitej në podium, të mbështjellë me flamurin e verdhëjeshil.

Mbreti i futbollit ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i “Hammer”, si dhe një tifoz i Formula 1; mik i Michael Schumacher, aq sa në vitin 2002 pati nderin të valëviste flamurin gjerman me kuadrate në “Interlagos”, kur fitoi GP duke ngarë Ferrari F2002 e tij.

Duke parë edhe një herë suksesin e shumëfishtë të 7 herë kampionit të botës, i cili filloi i dhjeti në garën e të dielës dhe më pas përfundoi i pari, Edson Arantes do Nascimento u mahnit përsëri nga talenti i Lewis. Në Instagram, në fakt, pas GP, kampioni i ka dedikuar një postim të plotë me bluzën e tij me autograf: “Një paraqitje e mrekullueshme. Një ditë kaq e lavdishme për ty Lewis Hamilton dhe për ne brazilianët. Është fantastike të shihni një pilot të Formula 1 duke ngritur flamurin tonë në podium. Faleminderit që jeni ai që jeni”.

Fjalë që e goditën drejt e në zemër Hamiltonin, të cilit Pelé i kishte uruar tashmë vitin e kaluar që të fitonte titullin e tetë botëror dhe kështu të mundte Verstappen (aktualisht +14 në renditjen e pilotëve). “Faleminderit, mister”, – u përgjigj piloti i Mercedesit.

Related posts

LIVE/ Zbllokohet sfida, Polonia “ndihmon” Senegalin të kalojë në epërsi (VIDEO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Reflekse të klasit botëror, shikoni pritjen spektakolare të portierit të Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET MERKATO/ Pogba në janar tek Juventusi? Vendos Man United

Isa.Autor

Leave a Comment