Futboll Seria A Sport

“KRITIKAT DHE VËRSHËLLIMAT NUK MË BEZDISIN”/ Morata: E kam patur të vështirë të ngrihesha nga…

Alavaro Morata ka folur për kritikat e shumta të marra në këto sezon. Veçanërisht në fillimin e Europianit të luajtur në verë.

KRITIKAT – “Zakonisht, kritikat dhe vërshëllimat nuk më bezdisin. Por kur e gjitha kjo kthehet në urrejtje këtë nuk e pranoj”, ka thënë Morata për El Pais.

“Kam parë fëmijë të shoqëruar nga të rritur që ishin të zemëruar. Kjo nuk është gjë e mirë. Por jam i bindur se gjërat po përmirësohen. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se mund të më vërshëllejnë kur jam në fushë, por jo kur jam me familjen time”.

EUROPIANI – Në lidhje me atë që ka ndodhur në Europian, me kritikat e marra nga ai dhe fyerjet që i janë drejtuar gruas së tij në rrjetet sociale:

“Ka patur momente kur nuk doja të ngrohesha nga krevati. Nuk kisha energji. Nuk jam më 20 vjeç, nuk mund të shqetësohem më për këto gjëra, kam fëmijë, një grua dhe duhet t’u mësoj se duhet vazhduar përpara edhe nëse nuk ke dëshirë”.

Related posts

PLAS TEK ARSENALI/ Një fjalë e vetme e EMERY për OZIL po çmend ANGLINË

Isa.Autor

FORMULA 1/ Është zyrtare, ja piloti që do të zërë vendin e Vettel tek Ferrari

Delo.autor

Manchester City – Swanseas, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment