Champions League Futboll Sport

INTER KALON TURIN NË CHAMPIONS/ Inzaghi: Ishte objektivi im, kishte më shumë se 10 vite që…

Simone Inzagi tashmë mund të mendojë i qetë për vijimësinë në Ligën e Kampioneve. Interi i tij është në turin tjetër të turneut dhe ka arritur atë që vetë trajneri ka pohuar se ishte objektivi i tij sezonal kryesor.

“Goli i parë i Xhekos ishte një çlirim pasi kishim krijuar aq shumë. Arritja në fazën me eliminim direkt do të ishte një objektiv i madh i arritur, e kam thënë që në ditën e prezantimit. Ditën që firmosa kontratën e thashë që ishte ky objektiv pasi Interi nuk kalonte turin prej më shumë se 10 vitesh”, tha Inzagi pas fitores kundër Shakhtar Donjetck.

“T’i shkojmë deri në fund? Po kalojmë një moment të mirë, por duhet të mendojmë për ndeshjet, rreziqet janë të shumta dhe të gjitha janë pas këndit. Rruga që duhet të bëjmë është e gjatë por është e qartë që e dëshironim këtë fitore me çdo kusht.

Perishiç? Po bën shumë mirë, e kam përballur për katër vite radhazi dhe ishte gjithmonë një problem. Sapo mbërrita, mendova menjëherë se mund të ishte një aset, për ne është një vlerë e shtuar”, tha trajneri i Interit.

Related posts

SHERRI I TRAJENRIT LERDA TEK PARTIZANI/ Ja çfarë nuk shkon dhe ku ka të drejtë tekniku italian

Delo.autor

Tronditet atletika, Asbel Kiprop ka përdorur doping

Sadik.Autor

U DËMTUA NË NDESHJEN HAPËSE NDAJ SASUOLOS/ Ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Di Maria

F.autor

Leave a Comment