Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DISFATA NDAJ ANGLISË NA KTHEN 40 VITE MBRAPA/ Ja kur Kombëtarja pësonte 5 gola në pjesën e parë…

Pjesa e parë ndaj Anglisë ishte një katastrofë për Kombëtaren tonë, ku “Tre Luanët” nuk dinin të ndaleshin duke shënuar plot 5 herë në portën e mbrojtur nga Tomas Strakosha.

Një disfatë të tillë duhet të kthehemi pas 40 vite, kur Gjermania na poshtëronte më rezultatin 8-0.

Pjesa e parë në atë sfidë ishte identike me gjermanët që na shënonin 5 herë, ku legjenda Rumenige shënonte 3 herë në portën e mbrojtur nga Perlat Musta.

Rumeninge hapte siparin e golave duke shënuar pas 5 minutash lojë, për të dyfishuar në të 19-të dhe plotësonte tripletën në minutën e 43-të.

Një fotokopje sfida e sotme krahasuar me atë të 40 viteve më parë duke sjellë një situatë aspak të këndshme për tifozët tanë.

Related posts

Newcastle-Manchester City, “Citiziens” kërkojnë suksesin e 18-të rresht

Q.Autor

PO ZHGËNJEJNË/ ROMA bie në UDINE dhe komplikon rrugën drejt zonës Champions

Isa.Autor

Goditje në stilin Pogba, Juventusi pranë talentit të Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment