Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen: Dueloja për kreun dhe u mbrojtja, na mungonte ritmi

Max Verstappen kaloi një fundjavë jo shumë të mirë në Brazil, teksa pa të humbiste betejën me Leëis Hamilton. dy pilotët duelojnë për titullin kampion bote në Formula 1 këtë sezon, me holandezin e Red Bull që ka 14 pikë avantazh ndaj britanikut të Mercedes. Diferencë që ditën e shtunë shkoi në 21 pikë, por pas 24 orësh u reduktua pas triumfit të Hamilton në pistën e Interlagos.

“Unë u mundova të bëja gjithçka për të fituar dhe mbajtur pas Hamilton, por na mungonte ritmi. Mercedes ishte më e shpejtë. Gjithsesi, ishte një betejë e bukur. Ishim në duel për vendin e parë dhe u mbrojtja. Dhashë gjithçka ishte e mundur dhe mendoj ishte një sfidë argëtuese”, tha Verstappen

“Le të themi që limituam dëmet pas kësaj gare në Brazil. Gjithsesi, na duhet të rikuperojmë shpejt për garat e mbetura, që do të jenë krejtësisht ndryshe nga kjo”, u shpreh Max Verstappen, që rrezikoi edhe një penalitet gjatë garës. Kanë mbetur ende edhe 3 gara që të përfundojë ky sezon i Formula 1.

Related posts

APELI ZBUT TIRANËN/ Pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

F.autor

Ricciardo: I kam aftësitë për t’u shpallur kampion bote

Sadik.Autor

I MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Pasim “MAGJIK” nga Lautaro, Sanchez zhbllokon sfidën ndaj Sassuolo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment