Futboll Sport

“JA KUSH MË ELIMINOI NGA BELGJIKA”/ Rrëfehet Nainggolan: Cigaret? Më ndihmojnë për…

Në një intervistë të dhënë për VRT, Radja Nainggolan, ka folur për marrëdhënien e tij të komplikuar me Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës që nuk e ka grumbulluar më që nga marsi i 2018-ës për shkak të një stili jete që nuk është konsideruar i përshtatshëm për ekipin.

TRAJNERI – “Nëse jam grumbulluar pak herë me kombëtaren, faji është i Martinez, jo i stilit tim të jetës”, ka thënë Nainggolan.

“E dini që kam bërë një Europian të mirë në 2016-ën, trajneri ishte Marc Wilmots. Pas ardhjes së Martinez, jam larguar gradualisht. Ka ardhur edhe në Itali për të më thënë se nuk mund të më aktivizonte në kombëtare në të njëjtin rol që kisha te Roma.

“Unë do të kisha qenë i kënaqur nëse do të kisha qenë pjesë e grupit, por ai ishte i bindur se do të kisha krijuar një atmosferë të keqe po të kisha qëndruar ne stol. Në atë pikë e kuptova se kishte mbaruar”.

VESI – Nainggolan ka folur edhe për trajnerët e mëparshmë të Belgjikës dhe veset e tij.

“Marc Wilmots dhe Vital Borkelmans më kanë pranuar kështu si jam. Më kanë lejuar të pija cigare në ballkon. Çfarë problemi ka? Stërvitemi mirë, mushkëritë tona janë të stërvitura. Nuk shikoj asgjë të keqe te prija e duhanit. E bëja kryesisht për të larguar stresin”.

Në lidhje me një kthim të mundshëm në kombëtare: “Martinez nuk do të më thërrasë. Edhe nëse do ta bënte, do të refuzoja”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Buffon mbërrin në Torino, ja kur do të zyrtarizohet

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pas humbjes së Leipzig, Bayern Munich shpallet matematikisht kampion në Bundesliga

Delo.autor

Suso mbetet në Milano/ Spanjolli jep përgjigjen përfundimtare për t’u transferuar te Inter

Isa.Autor

Leave a Comment