Futboll Seria A Sport

NGA FUSHA E BLERTË NË “VIDEO-GAME”/ Ronaldo merr një rol të ri, zbarkon në lojën e famshme…

Cristiano Ronaldo bëhet një vdieo-lojë.

Sulmuesi i Juventus-it dhe i Portugalisë ka zbarkuar në botën e Free Fire, loja aksion më popullore mes celularëve Android dhe iOS.

Portugezi, prej kohësh “ambasador” i lojërave që kanë lidhje me futbollin, tani do të marrë një rol të ri.

CR7 do të bëhet Chrono, një gjuetar i personave që kërkohen nga drejtësia, i cili vjen nga vendet e ulëta të një qyteti të madh futurist.Nga golat në fushë, te viktimat e shumta të botës së Farena-s. Lajmërimi ka ardhur në këto orë nga ana e Free Fire nëpërmjet një videoje që është publikuar në rrjetet sociale.

Sulmuesi portugez do të bëhet zyrtarisht pjesë e lojës nga 19 dhjetori i ardhshëm.

Një gëzim i madh për prodhuesin e video-lojës Harold Teo që ka shkruar në faqen zyrtare të kompanisë:

“Ky është një bashkëpunim me të vërtetë i rëndësishëm për Free Fire. Cristiano është një shembull për shumë nga ne dhe të kesh një bashkëpunim direkt me të dhe t’ia prezantosh qindra milionë personave në të gjithë botën është një emocion unik”.

Related posts

Lamtumirë Chelsea, David Luiz drejt Arsenalit!

Sadik.Autor

Pogba, Pirlo dhe Buffon kryesojnë top-formacionin e Juventusit 7 herë kampion

Sadik.Autor

I FORTË DHE AMBICIOZ/ Hazard: Nuk dua të kem pishmane në fund të karrierës time, ndaj

Isa.Autor

Leave a Comment