Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Katar, ngushton në 8 pikë diferencën me Verstappen

Lewis Hamilton me Mercedes triumfoi sot në garën e Çmimit të madh të Katarit në Formula 1, zhvilluar në pistën e Losail, duke e ngushtuar në 8 pikë diferencën me Max Verstappen. Ky i fundit, me makinën Red Bull, u klasifikua i dyti, ndërkohë që në podium u ngjit edhe Fernando Alonso me Alpine (spanjolli rikthehet në podium pas 7 vitesh).

Kjo ishte hera e parë që Formula 1 zbarkonte në këtë pistë dhe Hamilton tregoi se është më i shpejti, duke e dominuar garën nga xhiro e parë deri tek e fundit. Ai përfitoi nga penalizmi me 5 pozicione që mori Verstappen para startit të garës, për shkak se të shtunën nuk uli shpejtësinë në provat zyrtare, nën regjimin e flamurit të verdhë.

Për sa i përket garës së sotme, pilotët u përpoqën të përdornin strategji të ndryshme, por Mercedes nuk i la hapësira Red Bull për ta mundur. Probleme pati Valtteri Bottas (Mercedes), që u detyrua të linte garën 7 xhiro nga fundi. Interesant fakti se xhirot e fundit u zhvilluan nën regjimin e “makinës së sigurisë virtuale”, duke mos lejuar parakalimet në pistë.

Kjo garë, e cila u zhvillua më dritat artificiale, ishte në dritë-hije për makinat Ferrari e McLaren. Gjithsesi, “kokëkuqja” (vendet 7-8 me Sainz e Leclerc) arriti të fitojë të tjera pikë karshi rivalëve anglezë në betejën për konstruktorë. Gara e radhës së botërorit pas dy javësh, në Arabinë Saudite, një tjetër pistë debutuese në Formula 1.

Related posts

INTERI ZBARKON NË SPANJË/ Skuadra madrilene kërkon me ngulm shërbimet e yllit zikaltër

F.autor

“JAVA E KRIMIT”/ Sulmuesi Sukaj nuk i kursen thumbat. Ndez derbin Tirana-Partizani me postimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË GOLASHËNUESI MË I MIRË I KAMPIONATIT/ Statistikat e CR7-ës, sezon i “dështuar” për standardet e tij

Delo.autor

Leave a Comment