Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI I FARKE/ Lampard del nga gara, refuzon stolin e klubit të Premier League

Nuk do të jetë Frank lampard trajneri i ardhshëm i Norwich City, skuadër e Premier League që ka shkarkuar Daniel Farke.

Ka qenë vetë ish-mesfushori që e ka bërë të ditur.

Ish-trajneri i Chelsea-t ka qenë një nga kandidatët me të cilët ka folur klubi. Lampard është pa ekip nga janari i kaluar, kur u shkarkuar nga Blutë pas 18 muajsh.

Norwich është në vendin e fundit në Premier League me 5 pikë në 11 ndeshje.

Farke është larguar nga detyra pavarësisht fitores së arritur ndaj Brentford të shtunën e kaluar, e para për Norwich në këtë sezon të kampionatit anglez.

Related posts

E BUJSHME/ Lëvizje surprizë e Realit, 80 milionë euro për sulmuesin e Bundesligës… (FOTO)

Delo.autor

Inter merr lajm fantastik para ndeshjes me Romën

Q.Autor

ZYRTARE: Roberto Martinez trajneri i ri i Portugalisë

F.autor

Leave a Comment