Bundesliga Futboll Sport

PAS CHOUPO-MOTING DHE KIMMICH/ Një tjetër titullar “Bavarez” infektohet me COVID-19, humbet klasiken ndaj Dortmund

Pas Çup-Moting, edhe Joshua Kimish është infektuar me COVID. Ishte “Bild” ai bëri të ditur lajmin pasditen e djeshme. Sulmuesi ishte i pari që rezultoi pozitiv në mesditë teksa hyri menjëherë në karantinë. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe pa probleme. Mesfushori i cili në javët e fundit ishte në qendër të kritikave për mospranimin e vaksinimit u raportua të ishte infektuar rreth orës 17:30.

Kimish, i cili ndodhej në izolim për shkak të kontakteve me njerëz të infektuar, tani duket se nuk i ka shpëtuar Koronës. Pasi ka gati dy javë që nuk luan dhe stërvitet me klubin, lojtari duhet të qëndrojë sipas protokollit edhe 14 ditë të tjera në karantinë duke humbur supersfidën ndaj Dortmundit, e cila është programuar të luhet më datë 4 dhjetor.

Ndërkohë që dhe Çupo-Moting duhet të qëndrojë të paktën 14 ditë në izolim për shkak të infektimit. Fati i mirë i Bajernit që të dy lojtarët nuk janë stërvitur me skuadrën kohët e fundit duke mos rrezikuar infektimin e lojtarëve të tjerë. Kujtojmë që Kimish, Çupo-Moting, Musiala dhe Ganbri udhëtonin me të infektuarin Niklas Zyle në kohën kur luanin kombëtaret. Të gjithë lojtarët që ndodheshin në avion u detyruan të ktheheshin në shtëpinë e tyre.

Çështja mori përmasa të mëdha, pasi Kimish deklaroi pak javë para se të ndodhte e gjithë kjo, se nuk besonte ende te vaksina duke krijuar një atmosferë të keqe rreth tij. Bajerni u detyrua t’i reduktonte pagën për këto 10 ditë që nuk ishte duke iu referuar ligjit të ri në Gjermani që nuk paguante dietat ditore për të infektuarit që nuk janë vaksinuar.

Gati 800 mijë euro i kushtoi Joshuas, i cili pritet që edhe për 14 ditët e ardhshme të mos paguhet asnjë cent nga klubi gjerman pasi rezulton i pavaksinuar. Vështirë të mendosh që pas kësaj mesfushori i kombëtares gjermane do të vazhdojë të tregohet skeptik për vaksinën, pasi në lojë është karriera e tij personale dhe objektivat e klubit bavarez.

Pak ditë më parë, “SKY” shkruante se mungesa e tij në mesin e fushës ka lënë një gropë të madhe në skuadrën e Nagelsmanit që është duke punuar me një skuadër të përgjysmuar për shkak të problemeve me COVID-in, i cili duket se nuk po largohet kurrë nga kampionët e Bundesligës. Rasti i Kimish dhe Çupo-Moting është padyshim një goditje tjetër e madhe për 31 herë kampionët e Gjermanisë.

Related posts

Liverpooli në historinë e Champions League/ Njihuni me rekordin absolut të anglezëve…

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Holanda mposht Maqedonisë së Veriut falë dopietës së kapitenit Wijnaldum

Delo.autor

RAST I HUMBUR I LAKAZET/ Arbitri rrëmbehet nga emocionet. Shikoni momentin që po bën xhiron e internetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment