Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Josa: Ndryshimin e kam bërë sipas mënyrës time, për të përmirësuar skuadrë…

Pas fitores ndaj Teutës në shtëpi me rezultatin 2-0, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Laçit, Mirel Josa i cili ka analizuar këtë sukses të kurbinasve:

“Nuk mund ta them se çfarë kam ndryshuar, atë që kam bërë e kam bërë sipas mënyrës time. Të them që nuk jam i kënaqur dal si hipokrit, jam shumë i kënaqur nga skuadra. Problemet në skuadër duhet ti hedh mënjanë për të parë edhe për ndeshjet e ardhshme.

Detyra e Guindos është që të shënojë dhe që të bëj mënyrën e tij të mirë të lojës. Kam edhe 20 lojtarë të tjerë që më janë përgjigjur. Unë dua që të rris harmoninë në skuadër. Janë tre mesfushorë që luajnë në qendër dhe kam dhe të tjerë që mund të disiplinohen për këtë punë.

Lushkja duhet të luajë më i avancuar ka dhe kontroll topi, ndërhyrje në zonën e kundërshtarit. Mazrekaj luan në krah, e kërkon topin në pozicion dhe di të shërbejë shumë mirë.

Unë Mentorin e kam pasur edhe te Prishtina që kemi qenë së bashku dhe e njoh shumë mirë. Unë kam objektivat e mia personale që i bashkangjis objektivat e klubit.

Për të përmirësuar skuadrën unë kam syninimin tim. Unë dua që ta përgatis skuadrën sa më mirë dhe për ta fituar ndeshjen e radhës.”, përfundoi Mirel Josa.

Related posts

“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Mbrojtësi Doka: Nuk e prisja një debutim kaq të mirë

Delo.autor

“DO KEM NJË MIK MË PAK NË SHQIPËRI”/ De Biasi për Ylli Mihalin: S’do të harroj kurrë. Një person që donte…

F.autor

GJEST I MADH/ Marko Reus dhuron 500 mijë euro për bizneset e prekura nga Covid-19 në Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment