Futboll Seria A Sport

ZBULON EKIPIN FAVORIT PËR KËTË SEZON/ Marcello Lippi ka ide të qarta: Titulli i Serie A do të fitohet nga…

Ai e njeh shumë mirë futbollin italian, pasi ka qenë trajner në disa skuadra. Analiza e Marcello Lippit, fituesit të Botërorit 2006 me Italinë, nis nga një tregues i saktë për ecurinë e Serie A. Sipas Lippit, një ekip duket mbi të gjithë kandidatët aktualë, me forcë më të madhe për ta fituar titullin në Itali. Fjalët e ish-trajnerit ndezin debatin dhe shtojnë dëshirën e tifozëve për festë.

Marcello Lippi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, duke folur për atë që po ndodh në futbollin italian. Aktualisht janë dy, skuadrat që kryesojnë renditjen, dhe për këtë arsye trajneri kampion i botës thekson se cilët mund të jenë favoritët: “Për mendimin tim, Milani ka mentalitetin e duhur që të garojë deri në fund për titullin. E admiroj skuadrën kuqezi për organizimin dhe cilësinë e futbollit që luan”.

Sipas tij, “bëmat” e Zlatan Ibrahimovic po e ndihmojnë shumë Milanin: “Lojtar absolut, në kuptimin e plotë të fjalës. Drejtues, lider, shumëfishues i vlerës së shokëve të skuadrës. Ai nuk mund të jetë i përjetshëm, por asgjë nuk më bën të mendoj për një rënie të papritur të performancës. Mjafton ta shikoni si reagon ndaj dëmtimeve”.

Analiza e titullit kalon edhe nga Napoli, i cili është ende në krye të renditjes, bashkë me kuqezinjtë e Stefano Piolit: “Napoli ka një menaxhim më konstant gjatë 90 minutave, Milani ka momente presioni dhe më pas përshpejtimi. Blutë dinë ta trajtojnë topin rregullisht dhe kanë një trajner si Luciano Spalletti”.

Related posts

TAKIMI BARTOMEU-MESSI/ Ja kërkesa e pabesueshme e presidentit të Barcelonës

Delo.autor

BOTËRORI/ Fati i “buzëqesh” Argjentinës nga penalltitë, Messi me shokë në gjysmëfinale

F.autor

SHKËLQEU NË SEZONIN E FUNDIT ME MILAN/ Tiemoue Bakayoko transferohet në Turqi tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment