Boks Sport Të tjera

“TANI PO SHIJOJ JETËN TIME”/ Rrëfehet Fury: Ja ndaj kujt do të dueloj dhe mbroj titullin kampion

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se nuk ka preferenca në lidhje me rivalin e radhës. Ai konfirmoi se do të përballet me atë boksier që do të jetë i disponueshëm në atë moment që ai do të rikthehet në ring, në shkurt ose mars të 2022-shit.

“Tani për tani po shijoj jetën time, duke i marrë ditët një e nga një. Nuk jam shumë i interesuar në lidhje me emrin e rivalit, pasi për mua nuk ka ndonjë ndryshim se cili është përballë meje në ring. Do të dueloj me atë që do të jetë i disponueshëm në atë moment. Pasi të mësoj emri do të nis përgatitjen”, tha Fury.

Related posts

INTER-LECCE/ “Zikaltërit” marrin zemër, Sensi dyfishon shifrat. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PLAS NË GJERMANI/ Protestat në “Bundesligë” në kaos. Ja kush janë motivet

Isa.Autor

KRITIKON YLLIN E EKIPIT/ Jurgen Klopp: Nuk ka më atë ritëm si dikur, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment