Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen: Ky është numri që do të mbaj në makinë nëse shpallem kampion

Nga Brazili, ku këtë të diel do të zhvillohet gara e radhës së Formula 1, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, ka folur për të ardhmen. Kryesuesi i renditjes botërore (ka 19 pikë avantazh ndaj Lewis Hamilton), u shpreh se vitin tjetër do të mbajë numri 1, atë që i rezervohet kampionit, nëse arrin të shpallet kampion bote këtë vit.

“Në 4 gara mund të ndodhë gjithçka, por jemi duke shkuar mirë. Nuk duhet të përsëritim gabimet e kësaj vere, kur kisha një avantazh më të madh dhe gjithçka u zhduk në dy gara. Ndaj, duhet të jemi të përqendruar dhe ruajmë këtë epërsi deri në fund. Çdo garë është ndryshe nga tjetra, ndaj duhet maksimumi kudo”, tha Verstappen.

“Nëse shpallem kampion do të heq dorë nga numri 33 dhe do të mbaj numri 1 sezonin tjetër. Nuk do të kem gjithnjë rastin të triumfoj dhe mbaj atë numër. Mendoj se të mbash numrin 1 bën mirë edhe për imazhin, ndaj mendoj se është një zgjedhje inteligjente”, tha piloti holandez.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Policia u jep fund kërkimeve: Mundësitë janë të vogla

Delo.autor

DERBI I “ZJARRTË” KRYEQYTETAS/ Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

Thomas Strunz: Toni Kroos nuk është një lider

Sadik.Autor

Leave a Comment