Formula 1 Sport Të tjera

E TRISHTË/ “Formula 1” në zi, ndërron jetë pronari i makinës legjendare

Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Frank Williams, njeriu që themeloi makinën e famshme të garave të Formula 1, Williams Racing, e cila ende edhe sot merr pjesë në gara. Ai mbante titullin Sir për rezultatet dhe famën që i dha makinës britanike ndër vite.

Frank Williams, prej vitit 1986 jetonte në një karrige me rrota, pas një aksidenti me makinë. Në vitin 1977 ai themeloi skuadrën Williams dhe deri në vitin 2021 ishte pjesë e këshillit administrativ të saj. Detyrë që më pas ia delegoi vajzës së tij Claire. Në shtator të vitit 2020, makina Williams ndërroi pronësi.

Nën drejtimin e tij, skuadra Williams ka fituar 9 tituj kampionë për konstruktorë, i fundit në vitin 1997 me Jacques Villeneuve (gjithashtu kampion për pilotë atë sezon). Ndërkohë që, 7 pilotë janë shpallur kampionë bote në Formula 1 teksa pilotonin makinën britanike.

Related posts

“ËSHTË SI ZIDANE”/ Legjenda Matthaus i bë një kompliment të madh yllit të Gjermanisë

Delo.autor

Videoja e Pogbas që çmendi drejtuesit e Man United, e sqaron mesfushori brazilian

Isa.Autor

NDAHET NGA JETA RADOMIR ANTIC/ Trajneri që realizoi të pamundurën në historinë e futbollit spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment