Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Gerard me aventurë të re, prezantohet si trajneri i ri i klubit të Premier League…

Tashmë është zyrtare, Stiven Xherrard lë Rejnxhërsin për t’iu bashkuar Aston Vilës në Premier Ligë.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga Birmingami e cila me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj i ka uruar mirëseardhjen 41-vjeçarit britanik.

Xherrard udhëhoqi Rejnxhërsin sezonin e kaluar drejt fitimit të titullit kampion duke qenë i pamposhtur në ligën skoceze, teksa tani më do të ulet në pankinën e skuadrës së Aston Vilës për të filluar kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Ish-lojtari legjendar i Liverpulit ka hedhur firmën e tij në kontratë me klubin nga Birmingami dhe është prezantuar me fanellën në sajtin e Aston Vilës.

Xherrard do të ketë një punë të vështirë përpara, teksa skuadra e Aston Vilës renditet në vendin e 16 në kuotën e 10 pikëve.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Performancat e tij bindin, Real Madrid i ofron rinovimin yllit të ekipit…

Delo.autor

“I GJETA MESAZHE NË CELULAR”/ Françesko Toti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilari Blazi: Nuk tradhtova i pari!

F.autor

TIFOZËT GODITËN NË KOKË POLICIN/ Ndeshja rrezikoi të kthehej në tragjedi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment