Futboll Sport

KATAR 2022/ Bllokohen prenotimet dhe vendoset çmimi për hotelet. Ja sa do paguajnë tifozët për një natë…

Qindra mijëra tifozë në të gjithë botën kanë filluar të planifikojnë nëntorin dhe dhjetorin e vitit të ardhshëm, kur në Katar do të zhvillohet një Kampionat Botëror i pazakontë. Por prej shumë muajsh, të gjithë këta tifozë bëjnë të njëjtën pyetje: Sa do të kushtojë qëndrimi në këtë vend ku dihet që standardi i jetesës është shumë i lartë?

Ministria e Tregtisë së Katarit ka shpërndarë një listë me çmimet e hoteleve për një natë, sipas kategorive të ndryshme dhe ato do të jenë të pandryshueshme. Kjo do të thotë se nuk mund t’u shitet tifozëve një dhomë për një çmim më të lartë se ai i caktuar nga shteti.

Që nga data 1 nëntor 2022, rreth tre javë para ndeshjes së hapjes së turneut, çmimet për dhomë do të jenë këto në vijim:

★ Hotele luksi me 5 yje: 2133 rial (rreth 520 euro)
★ Hotele me 4 yje: 482 rial (rreth 117 euro)
★ Hotele me 3 yje: 438 rial (rreth 107 euro)
★ Hotele me 2 dhe 1 yll: 296 rial (rreth 72 euro)

Megjithatë, asnjë dhomë nuk mund të prenotohet ende. Komiteti Organizator ka bllokuar çdo prenotim në vend, pasi bashkë me FIFA-n pret të mësojë emrat e të gjithë skuadrave pjesëmarrëse për turneun. Katari planifikon të presë rreth 1,2 milionë turistë gjatë muajit të Botërorit dhe mendohet se ka mungesa të mëdha sa i përket hapësirave për akomodimin e tyre. Ndaj janë bllokuar dhe do të jenë gati për t’u dhënë me qira rreth 60 mijë apartamente dhe vila, si dhe janë rezervuar disa anije të mëdha turistike, të cilat do të ankorohen në port dhe do të shërbejnë si hotel për tifozët gjatë ditëve të turneut.

Related posts

“TIFOZËT DUAN TË SHOHIN NJË GJERMANI QË “LUFTON” NË FUSHË”/ Mateus: Low mund të qëndrojë gjatë nëse…

Delo.autor

ZOTËRON PASURI 250 MILIONË DOLLARË/ Kush është futbollisti i Danimarkës që ka në pronësi 1500 apartamente

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ EGNATIAS/ Trajneri Shehi: Bëmë çfarë kishim në dorë. Është futboll dhe duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment