Futboll Premier League Sport

BROJA LA FUSHËN I DËMTUAR/ Trajneri i shqetësuar për yllin “kuqezi”: Nuk ishte në gjendje të vazhdonte

Armando Broja shqetëson Sauthempton. Në momentin kur lojtari dukej në një formë të shkëlqyer, ka ardhur një dëmtim që mund ta lërë atë jashtë fushës, duke shqetësuar klubin anglez dhe sidomos trajnerin Ralf Hasenhutl.

Ky i fundit, në ndeshjen e sotme humbi për dëmtim edhe Armstrong para se të shihte sulmuesin shqiptar të dilte nga fusha në minutën e 70 për shkak të problemeve muskulore. I pyetur pas sfidës rreth gjendjes së lojtarëve, Hasenhutl nuk e fshehur shqetësimin e tij.

“Nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë serioze, por duhet të them se ata e kishin të pamundur të vazhdonin ndeshjen”, theksoi tekniku austriak i Sauthempton.

“Shenjat para ndeshjes nuk ishin shumë pozitive. Le të shpresojmë që gjërat të mos bëhen edhe më keq ndërsa shkojmë në periudhën e vështirë të sezonit”, deklaroi Hasenhutl pas sfidës që skuadra e tij e humbi me shifrat 3-0.

Related posts

SITUATË “SHPËRTHYESE” TEK BARCELONA/ Koeman lexon një deklaratë dhe braktis konferencën për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

Kamza me sytë nga derbi, për të rigjetur ritmin dhe për të larguar hijen e rënies

Sadik.Autor

Bruno Telushi “nxeh” derbin e kryeqytetit: Uroj të shënoj ndaj Tiranës, por për festim nuk besoj…

Isa.Autor

Leave a Comment