Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET AXHENDA E SUPERIORES/ Mësohen si ndahen ndeshjet e javës së 13. Ka edhe një derbi të kryeqytetit

Pas ndeshjeve në mesjavë, Abissnet Superiore do të kthehet në fundjavë dhe në fillimin e javës së ardhshme, si pasojë e kësaj ngjeshje të kalendarit. Ndeshjet e javës së 13 do të luhen përsëri në tre ditë dhe do të jenë të ndara nga e diela në të martën.

Sfidat fillojnë të dielën, me Kastrioti-Egnatia në orarin 13:45 e më pas me Vllaznia-Skënderbeu në 16:45. Dy ndeshje do të luhen edhe të hënën, duke nisur me arë të orës 16:45 mes Teutës dhe Kukësit, për të vazhduar me një derbi në “Air Albania” mes Partizanit dhe Dinamos, që luhet në orën 19:45.

Ndërsa ndeshja e të martës do të jetë ajo mes Laçit dhe kryesuesve të Tiranës, një sfidë e cila përsëri do të luhet në orarin 13:45 të drekës, për shkak të mungesës së ndriçimit të përshtatshëm artificial në stadiumin e kurbinasve.

Java 13 (12-14 dhjetor)
Të dielën
Kastrioti-Egnatia 13:45 (në Kamzë)
Vllaznia-Skënderbeu 16:45

Të hënën
Teuta-Kukësi 16:45 (në “Elbasan Arena”)
Partizani-Dinamo 19:45 (në “Air Albania”)

Të martën
Laçi-Tirana 13:45

Related posts

NGA SEVILLA TEK BAYERN MUNICH/ Ja ekipet që kërkojnë mesfushorin e pakënaqur të Juventus

Delo.autor

“Plaket” Nainggolan/ Shihni si duket pa një dhëmb (FOTO)

Q.Autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Barcelona arrin akordin, transferon ylli Manaj tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment