Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË GARË PËR TITULL DHE NË CHAMPIONS/ Inter bindet, zbulohet objektivi i merkatos për vitin 2022

Inter është në garë për titullin në Serinë A dhe në 1/8-at e Champions League. Pavarësisht ecurisë së mirë, zikaltrit po punojnë që ta përforcojnë akoma më shumë  skuadrën.

Sipas calciomercato.com, milanezët e kanë zgjedhur objektivin për 2022-shin: GianlucaScamacca.

Sulmuesi i Sassuolo-s pëlqehet prej kohësh dhe në javët e fundit duket se ka patur disa kontakte. Për realizimin e operacionit do të duhet një investim i rëndësishëm nga kampionët në fuqi të Italisë.

22-vjeçari vlen 30 milionë euro, shifër që Sassuolo do ta kërkojë deri në qindarkën e fundit. Viti 2022 mund të jetë viti i tij. Javët e ardhshme do të tregojnë diçka më shumë.

Related posts

Valverde i kundërpërgjigjet FFA-së, nuk dyshon në Messin

Q.Autor

Ronaldo rikthehet të jetë i frikshëm, ashtu si vitet e kaluara

Q.Autor

KOHA PËR RELAKS/ Ja ku po i kalojnë pushimet futbollistët e njohur (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment