Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Kupa e Afrikës mund të anulohet. Fërkojnë duat klubet

Kupa e Kombeve Afrikane 2021 mund të anulohet. Lajmi i bujshëm vjen nga Franca. Sipas RMC Sport, në fakt, këto ditë po zhvillohet një reflektim brenda CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) në lidhje me mundësinë e anulimit të kompeticionit, të planifikuar në Kamerun nga 9 janari deri më 6 shkurt. Natyrisht, dyshimet lidhur me pandeminë Covid-19 dhe përhapjen e variantit Omicron, por edhe pakënaqësia e klubeve evropiane, e kanë rënduar situatën.

Anulimi, sipas portalit francez, gjen jehonë mes trajnerëve të ndryshëm, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtarizuar. Përtej vështirësive organizative, organi që drejton futbollin afrikan duhet të përballet me refuzimet e shumë klubeve, veçanërisht atyre angleze, të cilët rrezikojnë t’i humbasin lojtarët e tyre deri në mes të shkurtit. Të gjithë ata që vijnë nga vendet e listës së kuqe janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 10-ditore nga momenti i kthimit të tyre në Britaninë e Madhe. Edhe pse vendet afrikane janë hequr së fundi nga kjo listë, dyshimet dhe pasiguritë mbeten.

Fakti është se ajo që disa ditë më parë dukej një hipotezë mjaft e largët, tani duket se ka baza konkrete. Klubet e Serie A mbeten të interesuara për anulimin e kompeticionit në fjalë, veçanërisht ato me lojtarë të rëndësishëm afrikanë në përbërje si Napoli (Osimhen, Koulibaly, Anguissa dhe Ounas), Milani (Kessie dhe Bennacer) apo Torino (Singo, Aina dhe Djidji).

Related posts

E PAPRITUR/ Drejtoi një JETË të tërë ekipin e madh, trajneri i njohur bën rikthimin BEFASUES

Isa.Autor

NGA MBAPPE TEK MESSI/ Yjet e Europës në versionin femër çmendin tifozët, shikoni si do dukeshin (FOTO)

Delo.autor

PEREZ MENDON PËR TË ARDHMEN/ Real Madrid hedh sytë nga talenti 18-vjeçar i Ajax…

Delo.autor

Leave a Comment