Sport Të tjera

ZBULOHET SHIFRA/ Ja shuma marramendëse që “Australian Open” humbi si pasojë e pandemisë…

Në prag të grand slam të Australian Open, që nis pas një muaji në Melburn, organizatorët e turneut të parë të madh të vitit 2022 kanë publikuar shumën marramendëse të humbjeve që ata pësuan një vit më parë si pasojë e pandemisë. Vjet, Australian Open nisi dy javë me vonesë si pasojë e koronavirus, ndërkohë që turneu u zhvillua me pak tifozë.

Sipas Federatës Australiane të Tenisit, humbjet financiare kapën shifrën e 70.8 milionë dollarëve. Sipas një raporti, shkaqet kanë qenë të shumta, përfshi edhe kostot shtesë të karantimit të detyrueshëm të tenistëve një vit më parë. Publiku ishte i limituar, ndërkohë që edhe disa turne të vegjël që zhvillohen para Australian Open u anulluan.

Kosto e lartë vjet ishte siguria e turneut, ndaj dhe këtë vit ëhstë bërë i detyrueshëm vaksinimi për të marrë pjesë në Australian Open. Të vaksinuar duhet të jenë edhe punonjësit si dhe tifozët.

Related posts

ËSHTË SHUMË PRANË REAL MADRID-IT/ Mbappe merr mesazhe të frikshme: Je i vdekur

Delo.autor

NUK HARRON MANCHESTER UNITED/ Solskjaer: Ja gjesti i bukur i trajnerit norvegjez

Delo.autor

Renditja/ Ndodh për herë të parë në Botëror: Japonia kualifikohet nga kartonët e verdhë

Isa.Autor

Leave a Comment