Futboll Sport

“TAPIRI I ARTË I VITIT”/ Mancini e merr me sportivitet çmimin satirik: Nëse shkojmë në Katar do të më jepni…

Pas triumfit në EURO 2020, Italia e Roberto Mançinit rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm, ku nëse do të ndodhë do të jetë hera e dytë që të kaltërit nuk do të marrin pjesë pas asaj të Rusisë 2018.

Gjatë ditës së sotme, emisioni “Striscia la Notizia” i ka dorëzuar trofeun e “Tapirit të Artë të Vitit” trajnerit të kombëtares italiane Roberto Mançinit me shpresën që të jetë si një ogur i mirë për kalimin e fazës Play-Off:

“Është e vërtetë, rrezikojmë të mos shkojmë në Botëror. Jam shumë i shqetësuar po aq sa të gjithë italianët, por kemi ende edhe dy ndeshje. Në Katar ne do të shkojmë dhe nëse e arrijmë do të më duhej që të më jepni një ‘Tapir’ më të madh.”, përfundoi Mançini.

Related posts

E PAZAKONTË NË EUROPA LEAGUE/ Maguire bëhet gazi i botës, mbrojtësi bën gafë (VIDEO)

Delo.autor

“GARDHI PORTËS”/ Klop: Ta dija se ALISSON ishte kaq i mirë do paguaja dyfishin

Isa.Autor

Tri largime të mëdha nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment