Futboll Premier League Sport

FITORJA NDAJ WEST HAM/ Xhaka: Paraqitje madhështore në “Emirates”

Granit Xhaka e ka përshkruar si madhështore paraqitjen e Arsenalit në fitoren 2:0 kundër West Hamit të mërkurën në Premierligë.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës luajti 90 minuta të plotë për t’i ndihmuar Arsenalit ta mposhtë rivalin londinez dhe ta kalojë në vendin e katërt në tabelë.

Grabriele Martinelli e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 48-të, para se Smith Rowe ta dyfishonte epërsinë dhe ta vuloste fitoren e skuadrës së Mikel Artetës në minutën e 87-të.

West Hami luajti me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të pjesës së dytë, pas përjashtimit nga fusha të Coufal me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të.

Xhaka, i cili ka vuajtur nga një lëndim në gju këtë sezon, e quajti të madhe fitoren në Emirates.

“Fitore e madhe, paraqitje e madhe, përkrahje e madhe”, shkroi Xhaka në Instagram.

Xhaka i ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ende është në kërkim të golit të parë sezonal.

Ai mungoi tetë ndeshje shkaku i lëndimit të ligamentit të gjurit dhe dy ndeshje të tjera ishte i pezulluar pas kartonit të kuq. /Gazeta Express/

Related posts

Dy tifoze SPECIALE për PARTIZANIN/ Shakohoxha i komplimenton: Besoj se e kanë shijuar…

Isa.Autor

MANCHESTER CITY – CRYSTAL PALACE/ City kërkon të qëndroj afër Liverpoolit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

NË ROLIN E TIJ TË RI SI OPINIONIST/ Vlerësimi i Mou: Kjo skuadër më kujton Interin tim

Delo.autor

Leave a Comment