Boks Sport Të tjera

“JAM GATI”/ Usyk: Rikthehem në peshën e mëparshme për t’i treguar vendin Canelo Alvarez

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, aktualisht kampoion bote në peshën e rëndë, u shpreh se është gati të rikthehet të duelojë në peshën e tij të mëparshme, atë “cruiserweight” (pesha deri 93kg). Në këtë peshë ai ishte kampion absolut, duke i mbajtur të gjithë titujt.

Ukrainasi i pamposhtur në ring u shpreh se e merr këtë vendim për të mundur meksikanin Canelo Alvarez, që pritet të debutojë në këtë peshë. Alvarez, pasi mbrojti titujt e peshës super të mesme vendosi të kalojë në peshën “cruiserweight”, ku synon të bëhet sërish kampion bote.

Meksikani ka fituar titujt kampionë në 5 pesha të ndryshme dhe tani synon të lërë gjurmë edhe në peshën e re. “Jam gati të dueloj me Canelo Alvarez në peshën cruiserweight nëse ai pranon, por me një kusht. Të ruaj titujt e peshës së rëndë. Jam gati ta sfidoj Canelo në peshën e mëparshme dhe pastaj rikthehem në peshën e rëndë”, tha Usyk.

Related posts

E BUJSHME TEK INTER/ Divorci me Conte-n në 48 orë, ja lista e zëvendësuesve të mundshëm…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Alarm tek Tottenham, dëmtimi i fundit e lë pa sulmues

Delo.autor

REALI IA RRËMBEU BARCELONËS/ Takefusa Kubo shkëlqen me Mallorcën dhe shënon! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment