Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LAJM I MIRË/ Fiton betejën me koronavirusin, portieri Berisha del nga spitali. ja kur rikthehet në fushë…

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha ka lënë spitalin e Konas ditën e sotme, por rikthimi i 31-vjeçarit në fushë me ekipin e SPAL-it mund të ndodhë në muajin janar.

Mediat në Itali shkruajnë se futbollisti duhet tashmë të rikuperohet fizikisht për të qenë në formë teksa ka kaluar një periudhë të vështirë prej koronavirusit, ku u detyrua të shtrohej në spital pas rritjes së simptomave të ‘COVID’-it.

Duke parë mungesën e Berishës, SPAL-i ka vendosur të marrë Stefano Mielin si portier rezervë në mënyrë që të mos ketë probleme për ndeshjet e ardhshme në Serinë B.

Sipas parashikimeve, Etrit Berisha mund të luajë sërish në mes të janarit të vitit 2021.

Related posts

LIVE/ Një mbrojtës mendon për anglezët, Stons zhbllokon takimin (VIDEO)

Isa.Autor

NBA/ LeBron James shkuan historinë, i treti që arrin kuotën e 35 mijë pikëve

Delo.autor

Arsenali fitoi ndaj Crystal Palace, shkëlqejnë Sanchez dhe Mustafi

Q.Autor

Leave a Comment