Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventus rikthehet te “fiksimi” i vjetër, shfaqet sërish emri i ish-sulmuesit të Napolit

Largimi i Kristiano Ronaldos ka lënë një “vrimë” të madhe në repartin ofensiv të Juventusit, ku as Alvaro Morata dhe as Moize Ken për momentin nuk kanë arritur pritshmëritë e drejtuesve dhe të tifozëve.

Tani më “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një qendërsulmuesi, ku rikthehet sërish të lakohet emri i Arkadius Milik.

“Fiksimi” i vjetër i bardhezinjve, i cili gjatë sesioneve të kaluara të merkatos ka qenë shumë pranë skuadrës nga Torino.

Juventusi kërkon një sulmues ekspert në një formulë huazimi me të drejtën e blerjes, dhe pikërisht ish-sulmuesi i Napolit nuk po gjen shumë hapësira te Marseja në Ligue 1 mund të jetë një opsion i duhur.

Related posts

Sherr në stadiumin e Shkodrës/ Tifozë të Tiranës konfliktohen prej Presidentit Halili

Isa.Autor

Vettel tregon diferencën me Hamilton: Unë jam sportist, nuk jam i famshëm

Isa.Autor

SKANDAL TEK LYON-MARSEILLE/ Payet goditet nga një shishe nga tifozët, ndeshja pezullohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment