Futboll Sport

NDODH ÇUDIA NË FUTBOLL/ Goditi keq penalltinë, por vendimi i arbitrit i shtang të gjithë (VIDEO)

Futbolli njeh shumë momente të paparashikueshme dhe madje shumë të çuditshme. Rasti i fundit ka ndodhur në Kroaci me ekipin e Dinamo Zagrebit.

Sulmuesi Bruno Petkoviç mori përsipër të godiste një penallti në minutat e fundit të lojës. Ai ja arriti të shënonte, por goli iu anulua sepse nuk e ekzekutoi si duhet. Për këtë arsye arbitri i dha karton të verdhë që ishte i dyti për lojtarin dhe si rrjedhojë ai doli me karton të kuq.

Të gjithë u habitën nga vendimi i arbitrit pasi kanë ndodhur dhe raste të tjera që lojtarët të gabojnë, por jo të merren këto masa. Aq më tepër që kjo ndikoi që Petkoviç të dilte nga fusha e lojës.

Videoja e kësaj ngjarjeje ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

Related posts

RRAHËN LOJTARËT ME SHKOPINJ/ Merret vendimi për klubin francez

F.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Nga Strakosha tek Igli tare, ndeshja mbledh legjendat “kuqezi”

Delo.autor

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment