Futboll Sport

NGA ITALIA TEK ERIKSEN/ Messi dhe “Super League”, ja fjalët më të klikuara të vitit 2021…

Viti 2021 është drejt fundit, ku na ndajnë edhe 24 ditë nga 2022. Bilancet janë duke u bërë dhe interesante ishte vëzhgimi i kryer nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” për më të klikuarat në “Google” nga italianët.

Rezultati ka dhënë se jo vetëm “Green Pass”-i, kryeministri i Italisë, Mario Dragi janë klikuar për këtë vit, por ajo që ka dominuar më shumë në klikimet për “Google” ka qenë sporti, me në krye fjalën “Seria A”, ku rezulton si fjala më e dashur për italianët.

Fitimi i EURO 2020 e kombëtares së kaltër ngrohi zemrat e italianëve, ku e rendisin fitimin e Europianit të dytin në listë. E treta në listë është fjala “ClassRoom”, aplikacion për mësim online. Në vendin e katërt ndodhet këngëtarja Rafaela Karra duke e ndjekur fjala “Champions” dhe “Roland Garros”.

Personazhi më i kërkuar është mesfushori i Interit, Kristian Eriksen i cili pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes së 9 korrikut ku Danimarka po luante ndaj Finlandës në minutat e fundit të pjesës së parë. Në personazhin e kërkuar gjithashtu është dhe tenisti Xhokoviç dhe Donaruma i cili me pritjet e tij i dhuroi Europianin, Italisë.

Në 5-en më të mirë hyn dhe notarja Federika Pelegrini. Midis asaj që italianët i kanë bërë më shumë përshtypje ishte heqja e medaljes së anglezëve në finalen ndaj Italisë. Ku pas tyre renditet dhe arsyeja e largimit të Mesit nga Barcelona. Në klasifikimin e eventeve të 2021 më të klikuara janë manifestimet sportive.

Në krye qëndron Seria A duke u ndjekuar nga Europiani, Champions, Roland Garros, Uimbëlldon dhe Olimpiada. Në 10-en në më të mirë hyn NBA, dhe Super Liga.

Related posts

“INTER I NGADALTË NË MBROJTJE”/ Sacchi: Ja pse Milan e sulmoi fort. Ibrahimovic ishte sekreti i taktikës në vijim

Delo.autor

“PO PUNOJ PËR NJË PROJEKT TË MADH”/ Legjenda Xavi: T’i thuash jo Barcelonës nuk është e lehtë, por…

Delo.autor

Ish-ylli i Bayern thur elozhe për Heynckes, tregon sa do të vuaj ekipi pa të

Sadik.Autor

Leave a Comment