Futboll Premier League Sport

“U PËRPOQËN TË LËNDONIN…”/ Frikë për yllin e Manchester City-t, sulmohet pas një grabitje në shtëpi (FOTO)

Zhoao Kanselo është sulmuar gjatë grabitje në shtëpinë e tij. Mbrojtësi i Mançester Sitit ka mbetur i lënduar tek pjesa e vetullës pas sulmit ndaj tij.

Sipas mediave të huaja raportohen se katër persona kanë vjedhur bizhuteritë në banesën e yllit portugez. Këtë lajm e ka publikuar vetë luzitani me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”:

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time. Kanë arritur të më marrin të gjitha bizhuteritë dhe të më lënë me fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di si ka njerëz me kaq poshtërsi. Më e rëndësishmja për mua është familja ime dhe për fat të mirë janë të gjithë mirë.”, shkroi Kanselo.

Related posts

Luhet Kievo-Krotone për mbijetesë, klubi i bën “autogol” vetes me çmimet e biletave

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Takimi tresh në Milano, diskutohet shkëmbimi Bonucci-Caldara…

Isa.Autor

NË ANGLI DHE SPANJË JANË TË SIGURT/ Tuhel do të ulet në pankinën e gjigantit europian sezonin e ardhshëm

F.autor

Leave a Comment