Futboll Premier League Sport

“NUK ËSHTË E DREJTË AJO QË PO NDODH”/ Azpilicueta: Nuk na kanë dhënë asnjë informacion

Cesar Azpilicueta, mbrojtës dhe kapiten i Chelsea-t, ka folur për ndeshjet e shumta të shtyra në Premier League për shkak të rasteve të shumta pozitive me Covid.

Spanjolli ka dashur të nënvizojë diferencat që ka patur në trajtimin e rasteve të ndryshëm nga drejtuesit e futbollit anglez.

“Drejtuesit e Premier League dhe klubet po kërkojnë të krijojnë kushte sigurie për të gjithë, por në ndeshjet e fundit skuadra jonë ka vuajtur nga dëmtimet dhe rastet me covid”, ka thënë Azpilicueta për faqen zyrtyare të Chelsea-t.

“Ia kemi dalë, bëjmë atë që na kërkohet, por nuk e kemi të qartë pse disa ndeshje janë shtyrë dhe të tjera jo. Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë”.

“Duhet të them se është për të ardhur keq që disa skuadra janë të detyruara të përballen me vështirësitë, ndërsa të tjera jo. Disa prej lojtarëve tanë kanë qenë të detyruar të ktheheshin më shpejt nga dëmtimet dhe ka qenë e rrezikshme, por kemi akoma edhe gjysmën e sezonit përpara”.

Related posts

Tyson Fury rikthehet me fitore, mund me “KO” Sefer Seferin në raundin e katërt

Sadik.Autor

“ËSHTË SKUADËR MË E FORTË SE BARCELONA”/ Koeman e pranon: Janë favoritë për Champions

Delo.autor

DERBI VAZHDON ME POLEMIKA/ Olsi Rama: Mungoi një penallti në fushë, por edhe…

Delo.autor

Leave a Comment