Sport Të tjera

PEKIN 2022/ Bojkot diplomatik, Amerika refuzon të shkojë në Olimpiadën kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bojkotojnë diplomatikisht Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, që zhvillohen në Kinë në muajin shkurt.

“Pjesëmarrja e Amerikës me një përfaqësi diplomatike në këtë event olimpik do të thotë të pranojmë këtë Olimpiadë si një gjë normale. Ndërkohë që, abuzimet me të drejtat e njeriut nga ana e qeverisë kineze janë të mëdha. Ndaj nuk do të marrim pjesë”, tha Jen Psaki, zëdhënësi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Nuk ka munguar reagimi nga ana qe qeverisë kineze, që ka marrë masat. “Ky është një provokim politik, një fyerje ndaj 1.4 miliardë kinezëve. Po shkatërrojnë shpirtin olimpik. Ky event nuk është një skenë politike, por një veprimtari sportive”, tha Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze.

Ky bojkot nuk prek sportistët amerikanë, që do të marrin pjesë rregullisht në Olimpiadë.

Related posts

Honda prezanton motorin e ri

Q.Autor

KALON MËNGJESIN ME NJË LEGJENDË/ Mbappe: Je një frymëzim për të gjithë ne (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Lukaku zhbllokon sfidën ndaj Cagliarit pas 25 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment