Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Venecia kërkon të thyeje tabunë, kërkon të mposhtë Juventus pas… 60 vitesh

– Juventusi është skuadra që i ka shkaktuar më shumë humbje Venecias sesa kushdo tjetër (16 të tilla në Serinë A), ndonëse suksesi i fundit i lagunarëve daton në 1961, me rezultatin 3-0.

 Venecia ka humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi, në Serinë A, kundër Juventusit, konkretisht në vitin 2000 dhe në 2000-shin, por lagunarët nuk kanë dalë kokulur kurrë për tri sfida radhazi ndaj “Zonjës së Vjetër”.

 Venecia ka humbur të tria ndeshjet e fundit në kampionat dhe ka pësuar 4 gola në dy të fundit. – Venecia ka pësuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A.

 Juventusi ka mbajtur portën të paprekur në katër nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat (bilanci final: 4 fitore dhe 1 humbje), diçka të cilën kishte mundur ta bënte vetëm në 29 ndeshjet e mëparshme.

 Juventusi ka fituar dy transfertat e fundit, duke e mbajtur portën e paprekur. Tri ndeshje pa gola jashtë Torinos bardhezinjtë nuk i regjistrojnë që nga dhjetori i vitit 2018, edhe atëherë me Masimiliano Alegrin në stol.

 Venecia është skuadra që ka shënuar më pak se të tjerat në pjesët e dyta të këtij kampionati të deritanishëm (7 gola), ndërkohë që vetëm Napoli (6), Interi (7) dhe Juventusi (8) janë ekipet që kanë pësuar më pak në pjesët e dyta të Serisë A.

 Paulo Dibala ka gjetur rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit radhazi në kampionat. Nuk bën më mirë se kaq që prej korrikut 2020, periudhë në të cilën arriti që të shënonte në 5 ndeshje radhazi të Serisë A.

 Huan Kuadrado ka shënuar deri tani 3 gola në Serinë A, një më shumë sesa në gjithë sezonin e kaluar. Por, ndryshimi i vetëm është se sivjet numëron zero asiste, ndërsa vjet në këtë periudhë numëronte 4 asiste.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Shorti i turit të dytë, ja kundërshtari që mund të luajë Teuta nëse kalon Sherifin…

Delo.autor

Veseli tregon optimizëm para Skocisë: Kemi marrëdhënie të mira, dëshirë për të…

Isa.Autor

RRITET BILANCI TRAGJIK/ Kanë humbur jetën PRONARI dhe 4 PERSONA, të cilët ishin…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment