Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Daja: Do të përpiqemi ta godasim aty ku ka pikat e dobëta, jemi në një…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Skënderbeut, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 16:45, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili ka analizuar këtë takim:

Momenti pozitiv – “Vijmë pas tre javëve të fundit të kampionatit me 2 fitore dhe një barazim. Po në këtë gjëndje vjen edhe kundërshtari pasi ka marë pikë me ekipet e vendeve të para të renditjes. Në këto 10 javë kemi kuptuar që nuk ka ndeshje të lehta, pasi çdo skuadër mund të marrë pikë ndaj kujtdo. Megjithatë vimë në një moment të mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit kemi marrë edhe pikët dhe shkojmë me besim në duelin ndaj Skënderbeut”.

Fryma – “E kam thënë shpeshherë që elementi kryesor i Partizanit është fryma e grupit. Lojtarët kanë një kimi të shkëlqyer me njëri-tjetrin pra kanë një frymë të mirë grupi pasi në 3 ndeshjet e fundit kanë sakrifikuar shumë dhe ja ka kanë dalë”.

Skënderbeu – “ Në ndeshjet e fundit kemi pasur përballje të vështira me Skënderbeun. Ata janë një skuadër për t’u vlerësuar pasi mbrohen mirë, dinë të dalin para dhe në kundërsulm janë të frikshëm. Gjithsesi ne kemi punuar mirë gjatë kësaj jave, kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë dhe do të përpiqemi ta godasim Skënderbeun aty ku ka pikat e dobëta, jemi në një moment të mirë dhe luajmë për maksimumin”.

Dëmtimet dhe merkato – “Në këtë sezon kemi pasur shumë dëmtime, ndryshe nga një sezon më parë. Jam i kënaqur me grupin. Respektoj të gjithë lojtarët që kam aktualisht në dispozicion dhe nuk mund të përmend emra që mund të afrohen në merkato në respekt të tyre. Normal që do të bëjmë përforcime në janar, pasi kemi nevojë për të plotësuar grupin me disa element të tjerë, por jam i kënaqur me grupin që kam”.

Mungesat –“Kemi mungesa ndaj Skënderbeut siç është ajo e Albion Markut i skualifikuar, ndërkohë që edhe Filipovic nuk është gati dhe do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme. Përsa i përket Alban Hoxhës do të vendosim pas takimit që do të bëjmë me trajnerin e portierëve”.

Formacioni – “Do t’iu lutesha shumë për formacionin, mos na i tregoni 3 javë përpara sepse do të detyrohemi pastaj që të vendosim ndonjë roje tek kompleksi ku stërvitemi sepse nuk mundet një gazetar të tregojë formacionin e ekipit megjithëse do ta ndryshojmë sot. Është organizimi ynë jo i mirë që formacioni i ndeshjes publikohet 3-4 ditë përpara. Respekti ndonjëherë kthehet në dobësi, do të thoja që të jemi korrekt të dyja palët, dhe ne me shtypin dhe shtypi me ne. Pavarësisht se nuk kemi pasur asgjë kundër shtypit, por që ky raport është një respekt reciprok. E kam në tërësi, është morali ajo që unë po them.”, përfundoi Ilir Daja.

Related posts

Inter-Ramires/ Arrihet akordi, gati finalizimi i transferimit

Q.Autor

Shkëlqeu me Partizanin/ Esat Mala ftohet nga Shqipëria U21

Sadik.Autor

NIS SEANCËN PËRGATITORE/ Lerda shton ngarkesën tek Partizani

Delo.autor

Leave a Comment