Futboll Sport

SITUATA/ Kupa e Afrikës tremb gjigantët e Europës

Kupa e Afrikës do të shënojë edicionin e saj të 33-të duke nisur nga 9 janari deri më 6 shkurt të këtij viti. Ky edicion do të zhvillohet në Kamerun, teksa kampione në fuqi është Algjeria.

Kujtojmë se ky edicion i Kupës së Kombeve të Afrikës duhej të zhvillohej në qershor 2021, por për shkak të pandemisë u shty për në janar të vitit të ardhshëm.

Edhe pse ka pasur jo pak debate, nëse ky kompeticion do të zhvillohej edhe në janar, ka qenë vetë federata afrikane e futbollit që ka vendosur që të mos ketë më një shtyrje të dytë, por gjithçka të vijojë sipas planifikimit.

EUROPA – Zhvillimi i Kupës së Kombeve të Afrikës në janarshkurt pritet të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në futbollin europian, që ndodhet në aktivitet të plotë.

Shumë prej kampionateve më të rëndësishëm në Europë, sikurse dhe klubet më të rëndësishme në Europë do të humbasin disa prej yjeve të tyre, ç’ka pritet të ndikojë jo pak dhe në paraqitjen e tyre.

LA LIGA – Të gjitha kampionatet më të rëndësishëm në Europë do të preken nga largimi i shumë prej lojtarëve afrikanë. Në Spanjë do të jenë të paktën 6 skuadra që do të vuajnë mungesën e yjve afrikanë.

Klubi më i prekur është Vijareali me 4 lojtarë, i ndjekur nga Sevilja me 3 lojtarë.

PREMIER LIGA – Kampionati më i prekur duket se do të jetë ai anglez, me 15 skuadra që do të vuajnë mungesën e lojtarëve afrikanë të paktën deri në fundin e janarit.

Në total janë rreth 40 lojtarë afrikanë që luajnë në Premier, të cilët do të mungojnë për ekipet e tyre.

Related posts

Ofertë “e çmendur”, 100 milionë euro për Douglas Costa?!

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja skuadra që do ta marrë “Jashtëtokësorin” verën e ardhshme

Delo.autor

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR LARGIMIN NGA KLUBI/ Donnarumma i qëndron besnik Milanit

Delo.autor

Leave a Comment