Formula 1 Sport Të tjera

SKANDAL/ Arrestohet ish-piloti i Ferrarit, nën akuzë për hedhje lëndësh eksplozive

Ish-piloti i Ferrarit, Jean Alesi, është arrestuar në qytetin e Avignone, Francë, ku është marrë në pyetje nga policia për akuzën e hedhjes së një kapsolle në dritaren e zyrës së kunatit të tij.  Arrestimi i 57-vjearit ka ndodhur ditën e hënë (rreth orës 16:00), i akuzuar se ka dëmtuar pronën e një tjetri përmes një mjeti eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin ku jeton Alesi. Policia ka marrë një telefonatë ditën e diel, rreth orës 22 të mbrëmjes, nga banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi. Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. Një fqinj i kunatit të Alezi ka arritur të marrë shënim targën e makinës, që ka ndihmuar policinë në gjejtjen e autorit.

I arrestuar edhe Jose Alesi, vëllai i Jean, që është pronari i makinës. Gjithsesi, Jean ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes, duke konfirmuar se është larguar nga vendi i shpërthimit me atë makinë, me drita të fikura. Ai pranoi se ndodhej në makinë me djalin e tij dhe një mik. Ky i fundit ka hedhur mjetin shpërthyes që e kishte blerë në Itali.

Alesi, në polici, ka thënë se ka dashur t’i bëjë një shaka kunatit, që kohët e fundit po divorcon me motrën e tij. Jean Alesi ka thënë se nuk ka asnjë polemika apo konflikt me kunatin e tij

Related posts

ÇFARË RREZIKU/ SALAH ka vendosur një bast, në “tryezë” është EGJIPTI

Isa.Autor

Sergio Ramos hyn në histori te Real Madridit

Sadik.Autor

Klopp sqaron disa të vërteta në lidhje me transferimin te Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment