Futboll Sport

HABIT Maldini: Isha gati të largohesha, s’më qortojnë dot se nuk bleva Mesin

Diego Guido është autori i librit më të ri mbi jetën e Paolo Maldinit. Nga publikimi më i ri nga shtëpia botuese “66thand2ND”, janë shkëputur edhe disa deklarata të legjendës kuqezi si drejtor i sektorit teknik të Milanit.

BOBANI – “E vërteta është që pasi Zvone Boban u pushua nga puna, edhe unë isha gati të largohesha. Ishim shumë të drejtpërdrejtë mes njëri-tjetrit mbi atë që nuk na pëlqente në idetë e njëritjetrit. Pastaj Zvone ka njohuri për futbollin: nëse unë di diçka për lojtarët, ai di shumë më tepër.

Ai është shumë më i aftë se unë, e pranoj pa asnjë problem, në analizimin e një loje dhe një lojtari. Ai shihte detaje që unë nuk i vija re. E plotësuam njëri-tjetrin shumë mirë. Ai shikonte më shumë mesfushorët dhe lojtarët sulmues, ndërsa unë përqendrohesha më tepër te mbrojtësit.

LEONARDO – “Ndihesha i papërshtatshëm për ta shoqëruar në gjashtë muajt e parë. Dija shumë gjëra dhe kisha kaq po aq ide. Por në një aspekt praktik më duhej të mësoja një profesion të ri. Mendoj se nis të jap kontributin tim me të vërtetë kur Leo më tha se do të largohej. Aty thashë me vete “çfarë dreqin po ndodh tani?”. Nuk ndjeja siguri për të drejtuar bisedimet në afrimin e një lojtari.

Ka specifika të punës që mua më duhej ende t’i thelloja. Pastaj fillova ta bëja vetë dhe u bë gjëja më e natyrshme në botë. Kam kuptuar se çfarë të them dhe çfarë të mos them, si të ndryshoj regjistrin bazuar në bashkëbiseduesin, ata me të cilët duhet folur qartë dhe ata me të cilët duhet përdorur shumë diplomaci. Nëse ke qenë gjithmonë në këtë botë dhe përdorni mendje të shëndoshë, këto gjëra janë shumë të lehta. Dhe është bukur t’i bësh”.

RANGNIK – “Kujtoj që kishim biseduar këtu (në ‘CasaMilan’) unë dhe ai (Bobani). I thashë se ndjehesha i lodhur e se duhej të thosha disa gjëra. Kështu, thashë publikisht atë që ndjeva se ishte e drejtë. Ai bëri të njëjtën gjë më vonë. Sidoqoftë, qëndrova deri në fund të sezonit nga “ndjenja e përgjegjësisë” që kisha për Milanin, lojtarët dhe trajnerin. I thashë vetes që duhet të mbërrija në fund të sezonit. Në atë moment, me marrëveshjen me Rangnik, që ishte fakt i kryer, e dija se do të largohesha, por pastaj gjërat ndryshuan dhe tani jam këtu”.

SI ZBULUES – “Më jep kënaqësi të madhe të ndjek një lojtar, ta zgjedh atë, të jem në gjendje ta sjell këtu dhe të shoh se ai luan mirë. Me të rinjtë, ndoshta që vijnë edhe nga vende të tjera, faktorët ndikues janë me të vërtetë të shumtë. Të kesh sukses është shumë e bukur.

Shumë lojtarë të rinj kanë ardhur si përforcime për ekipin e parë ose të rinjtë. Dhe kur ke të bësh me ta jo vetëm që takon lojtarin dhe menaxherin, por edhe nënën, babanë, vëllezërit. Prindërit më kërkojnë të kujdesem për fëmijët e tyre. Unë përgjigjem se edhe unë jam baba, se do të kujdesemi për fëmijët e tyre dhe se ata janë gjithmonë të mirëpritur. Në nivelin njerëzor, mendoj se jam i prirur t’u përcjell disa gjëra djemve dhe familjeve të tyre”.

PËRDITSHMËRIA – “Më pëlqen ta bëj punën time duke ndjekur parimet e mia, pa u ndikuar nga momenti, nga buxheti i ulët në dispozicion, nga rënia e mundshme e rezultateve të ekipit. Jo gjithmonë është e mundur të arrihet një marrëveshje. Ndonjëherë duhen lënë disa lojtarë për të cilët dëshiron të vesh bast dhe të merresh me përforcimet në një mënyrë më të ekuilibruar.

Ekuilibri i bën mirë të gjithëve sepse ndihmon që marrëdhënia të mos cenohet. Si gjithmonë, gjërat e rëndësishme janë respekti dhe ndershmëria. Kur je i sinqertë për çfarë mund të të qortojnë? Që nuk e bleva Mesin? Asnjëherë nuk kam thënë se kisha mundësi për të bërë diçka të tillë”.

IDETË – “Nëse mendoj për idetë që kisha kur mbërrita te Milani, idetë sportive dua të them dhe ato që kam tani, bota ka ndryshuar. Kam vizione krejt të ndryshme. I ndryshova ato falë konflikteve të brendshme me pronarët, në ballafaqime me ide të ndryshme nga të miat, e me njerëz të tjerë përveç meje. Kam përjetuar rezultate që nuk do t’i kisha pritur aq negative apo aq pozitive. Kisha ide që duhej t’i vija në dyshim dhe t’i ndryshoja. Vizioni im është ndryshe tani, por nëse më pyet për dy vjet ndoshta do të jetë përsëri ndryshe”

Related posts

​CHELSEA-HUDDERSFIELD/ “Blutë e Londrës” kalojnë në epërsi, shënon golin ​Higuaini

Delo.autor

PEREZ I OFRON PUNËN “PART TIME”/ Ish-trajner i Milanit pranë Real Madridit

Delo.autor

ZHGËNJIM NË DERBIN E STAMBOLLIT/ Muriqi e mbyll i gjakosur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment