Futboll Kategoria Superiore Sport

VIJON TË ZHGËNJEJË NË SUPERIORE/ Kastrioti në krizë pikësh, problem mbeten dëmtimet

Kastrioti vijon të zhgënjejë, teksa në ndeshjen e fundit u mposht 3-0 nga Tirana. Kjo humbje i mban krutanët në vendin e fundit në klasifikim me vetëm tri pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat, shifra që nuk përputhen aspak me sezonet e shkuara.

Pavarësisht se ende jemi në javën e 12-të dhe mbeten dhe 24 javë për t’u zhvilluar, frika mbizotëron te tifozëria vendase, e cila këtë sezon është zhgënjyer nga këto rezultate. Mirëpo, krejt ndryshe është situata te stafi teknik i cili ka besim se rezultatet do të vijnë. Në dy javët e mbetura krutanët do të ndeshen me dy rivalët e mbijetesës, me Egnatian dhe Skënderbeun. Dhe mbase në këto dy ndeshje skuadra e Ndreut do të synojë të rikuperojë diçka.

Pas ndeshjes me Tiranën, lojtari që kreu zëvendësim të detyruar ishte Arbër Basha, i cili pati shqetësime, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës. Gjithashtu, për ndeshjen me Egnatian krutanëve u rikthehet edhe mbrojtësi i majtë Armando Rami, i cili për ndeshjen me bardheblutë ishte i pezulluar për shkak kartonësh. Kastrioti në këto javët e mbetura deri në merkaton e janarit duhet të vuajë edhe mungesat e shumta, të cilat kanë lënë boshllëqe në ekip nga ku stafi teknik po “arnon” javë pas jave lojtarë në rolet jonatyrale.

Related posts

‘Cristiano Ronaldo duhet të pushojë!’

Q.Autor

“TREGOJI BOTËS, NE JEMI LIVERPOOL”/ Kampionët publikojnë videon emocionuese

Delo.autor

MERKATO/ Chelsea synon transferimin e Bentekes

Q.Autor

Leave a Comment