Futboll Seria A Sport

4 GOLA NË 17 NDESHJE/ E kërkon ish-trajneri i tij, klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet këtë sezon ku me golat edhe asistet e tij i ka dhuruar pikë me vlera ekipit toskan.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport” Alesandro Dionisi, ish-trajneri i Empolit, aktualisht me Sasuolon po e ndjek me mjaft interes trekuartistin e Kombëtares shqiptare për ta afruar në merkaton e janarit.

Gjithsesi ekipi toskan nuk dëshiron të privohet nga 22-vjeçari shqiptar i cili konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Bajrami në këtë sezon me Empolin është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asist.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Vllaznia dhe fati i 100 vjetorit të klubit që ndodhet në buzë greminës

Sadik.Autor

Mourinhos i “futet frika në palcë” nga performanca e lojtarit që e deshi aq shumë

Sadik.Autor

HUMBET NDAJ MAN CITYT/ Liverpool nuk është më i pamposhtur në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment