Futboll Seria A Sport

BËN DEKLARATËN E ÇUDITSHME/ Sarri: Të na thonë nëse COVID-19 është i rrezikshëm apo jo

Miliona njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë dy viteve të fundit. Por Mauricio Sarri, trajneri i Lacios, sot ka bërë një pyetje shumë të çuditshme në konferencën për shtyp pas sfidës. A është apo jo i rrezikshëm COVID-19?

Tekniku i referohej kaosit që është shkaktuar në kampionatin italian me shumë të infektuar dhe ndeshjet që po zhvillohen në kushte ekstreme me shumë mungesa, apo pasigurinë se mund të luhet deri në fund. Ndërkohë, në pjesë të ndryshme të Italisë nuk është lejuar të luhen fare takimet,edhe në elitën e futbollit italian, edhe pse rregulloret janë të njëjta.

“Duhet të na thonë nëse është e rrezikshme apo jo kjo sëmundje. Nëse është, duhet bërë karantinë dhe ndalet futbolli, përndryshe ta deklasojmë dhe ta trajtojmë si grip të thjeshtë. Jemi të varur nga vendimet e 20 rajoneve dhe ajo që është një vatër për njërin, nuk është për tjetrin. Nëse vendimet vijnë nga autoritetet shëndetësore, atëherë është e vështirë të bësh një protokoll ndeshjesh”, tha Sarri.

Related posts

Shkruajti historinë në Bundesligë, Steinhaus po përgatitet edhe për në Champions

Q.Autor

Allegri shpjegon si e ktheu ndeshjen duke ndryshuar skemën: Zëvendësimet më nderuan!

Q.Autor

ALARMI NGA KORONAVIRUSI/ Merret vendimi edhe për Barcelona-Napoli!

Delo.autor

Leave a Comment