Futboll Sport

“BROJA TË SILLET SI LIDER”/ Nga karriera e re si trajner te Tirana dhe Kombëtarja, rrëfimi special i Agollit

Ansi Agolli është një personazh i veçantë i futbollit shqiptar, një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij në vitet e fundit. Ish kapiteni i Kombëtares, vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur përpara dy vitesh për të nisur një karrierë të re, atë të trajnerit, duke krijuar një akademi në Nju Jork dhe duke stërvitur fëmijët. Agolli ka nisur edhe kurset për ti pajisur me licencat e duhura.

Në një intervistë ekskluzive për News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, Agolli foli për gjithçka, duke nisur nga kjo aventurë e re, tek futbolli shqiptar, mbi të gjitha tek Tirana, ndërsa nuk mungojë një analizë e detajuar për Kombëtaren, të tashmen dhe të ardhmen e ekipit përfaqësues.

Agolli foli edhe për paraqitjet e disa legjionarëve si Armando Broja, roli i tij në Kombëtare apo çfarë pret nga kuqezinjtë në fushatën e radhës, në Ligën e Kombeve.

LICENCA UEFA A- Mendoj se është momenti. Ka ardhur momenti që edhe unë të ushtroj profesionin. U bë gati 1 vit që jam futur në botën e trajnimit. Kam një akademi këtu në Nju Jork. Mendoj që është momenti i duhur që të filloj të përgatitem për licencat dhe për t’u certifikuar me licencat përkatëse. Ishte një eksperiencë e mirë dhe tepër pozitive. Ndërthurje eksperiencash me trajnerët dhe ish-futbollistët. Është mirë të kthehesh në vendin tënd dhe të takosh njerëzit me të cilët ke kaluar gjatë kohë.

PROJEKTI NË SHBA- Ky është fillimi. Duhet ta nisësh diku. Mendoj që e kam nisur në mënyrën më të mirë. Eksperiencën duhet t’ia transmetosh dikujt, gjëja që të jep më shumë kënaqësi është t’ia transmetosh fëmijëve. Është fillimi i ri nga ana ime. Ti bëjmë hapat të ngadaltë dhe të sigurt. Nuk kam hyrë akoma në tregun e trajnerëve. Të shohim në të ardhmen.

OFERTAT NGA FSHF? – Me drejtuesit e FSHF-së dhe ish-kolegët kam marrëdhënie shumë të mira, komunikojmë vazhdimisht. Për momentin unë bëj skautin për zonën e Amerikës, lidhjet vazhdojnë ashtu siç kanë qenë edhe më parë.

TIRANA- Për momentin jam i foksuauar këtu ku jam. Është vetëm fillimi. Duhet të qëndroj këtu për momentin dhe t’i jap drejtimin e duhur grupmoshave. Është pak herët për të marrë Tiranën. Është skuadra më e mirë e Shqipërisë, një nga klubet më me emër dhe trofe. Është privilegj për çdo futbollist dhe trajner.

ECURIA E BARDHEBLUVE- Të them të drejtën si kam ndjekur vazhdimisht ndeshjet. Është në pozicionin ku i takon. Kam parë ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë, një skuadër e ndërthurur me lojtarë mjaft të mirë. Edhe lojtarët e rinj kanë mjaft potencial. Iu ka dhënë dorën edhe lojtarëve të akademisë. Tirana ka presion tjetër, të ishe i ri te Tirana, nuk kishe avantazhe të mëdha. Kjo ndërthurje më pëlqen, ka dhënë rezultatet e veta. Tirana është në rrugën e mbarë.

CIKLI FITUES- Mendoj që Tirana çdo gjë e ka në dorën e vetë. Skuadra e vitit 2002-2003 ishte një skuadër që nuk u ndërrua, mbeti ndër vite. Vinin përforcime lojtarë cilësorë, por ai bosht ngeli, për disa vite. Për çdo skuadër, boshti është i rëndësishëm. Duke fituar eksperiencë, fiton dhe trofe. Tirana e ka krijuar një bosht, shpresoj ta ruaj dhe ta pasurojë me elementë cilësore. Po bëhet punë e mirë edhe me lëvizjet në merkato. Ai boshti duhet të ketë më shumë eksperiencë.

TUNDIMET DHE BESNIKËRIA E FUTBOLLISTËVE- Futbolli është globalizuar. Sic mund të luash te Tirana, mund ta kesh shansit të luash edhe tek një skuadër tjetër. Tregu ka lëvizur, nuk është siç ka qenë më përpara. Kampionati shqiptar tashmë është ekspozuar. Futbollistët lëvizin. Mendoj që kjo është arsyeja për të cilën lojtarët lëvizin kaq shpesh.

VENDI I TRETË I KOMBËTARES NË KUALIFIKUESE- Mendoj që ka qënë një edicion pozitiv nga Kombëtarja. Grumbullimi i pikëve ishte një rekord. Gjithsesi nuk mendoj se ky ishte maksimumi. Lojtarët kanë nevojë për më shumë eksperiencë. Disa situata të ndeshjeve, mund ti kontrollojnë më ndryshe.

E ARDHMJA E REJËS- Unë jam gjithmonë me mendimin që ky trajner e njeh mirë grupin. Ishte një zgjidhje e duhur për momentin. Do t’i nisë kualifikueset e ardhshme me një avantazh. Mendoj që është një zgjedhje pozitive.

ARMANDO BROJA- E kam ndjekur si lojtar, është mjaft i talentuar. Është pjesë e një nga ekipet më të mira në Europë, i huazuar te Sauthempton. Po bën mjaft mirë për momentin. Futbolli nuk mbaron këtu. Një futbollist në qoftë se mendon se i ka arritur të gjitha, është i gabuar. Çdo futbollist ka nevojë të rritet nga ana profesionale. Është na hapa të mirë, shpresoj të vazhdoj shumë. Është element i rëndësishëm për Kombëtaren.

Jo vetëm ai, por çdo lojtar, duhet të jetë i disiplinuar. Disiplina është mjaft e rëndësishme, sidomos për një Kombëtare. Duhet të jetë shembull, është lojtar cilësor. Duhet të jetë shembull për të gjithë grupin. Duhet të bëhet lider, ashtu duhet ta mendoj. Kjo është për çdo lojtar. Trajneri është ai që vendos, si mendon të luajë. Broja është i vlefshëm për skuadrën. Ndonjëherë është i nevojshëm kur e fillon ndeshjen, nganjëherë qëllon që e fillon nga pankina dhe je i vlefshëm për hyn nga stoli. I ka aftasitë dhe klasin të jetë deçiziv në çdo moment”, u shpreh ndër të tjera Broja.

Related posts

BOCA-RIVER PLATE/ E FRIKSHME: Tymueset e tifozëve bëjnë për të vjellë lojtarët, humb ndjenjat njëri prej…

Isa.Autor

I MJAFTUAN 3 MINUTA LOJË/ Ylli Son zhbllokoi sfidën ndaj Liverpool, VAR-i tërbon Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Inzaghi: Jam i hidhëruar sepse këtë ndeshje duhej ta fitonim

Delo.autor

Leave a Comment