Futboll Premier League Sport

“JAM DAKORD ME TUCHEL PËR BROJËN”/ Trajneri i Southampton: Ka një armë që jo shumë lojtarë e zotërojnë

Armando Broja vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi në Angli, ku zërat e merkatos apo të ardhmes së tij, janë shtuar javë pas jave. Golat dhe paraqitjet e lojtarit e kanë bërë atë një emër që po ndiqet me shumë interes edhe në mediat më prestigjioze dhe “Sky SportS” ka vendosur që pjesën më të madhe të intervistës me trajnerin e Sauthempton, Ralf Hasenhutl, t’ia kushtojë pikërisht sulmuesit shqiptar.

“Të jem i sinqertë, përshtypja që më ka dhënë në ndeshje është me e mirë se ajo në stërvitje. Ai e nisi ngadalë këtu. Iu desh kohë të përshtatej me mënyrën tonë të lojës intensive dhe po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe ka mësuar shumë.

Lojtarëve të rinj u nevojitet kohë. Ne duhet t’i lejojmë të bëjnë gabime dhe të mësojnë prej tyre. Aftësia që ka dhe sjellja që tregojnë është e rëndësishme pasi ne jemi një klub punëtor dhe nëse do të tregosh diçka këtu, duhet të punosh shumë për ekipin. Kjo është ajo të cilën atij i është dashur të mësojë që kur ka ardhur këtu dhe kjo ndihmon në zhvillimin e tij.

Ai është super i bindur për veten, ky nuk është asnjëherë një problem për sulmuesit. Por ai është një lojtar që mund të krijojë raste vetë dhe mund të shënojë vetë. Kjo është një armë që jo shumë lojtarë e zotërojnë.

Tuhel thotë se duhet të japë një sinjal? Kjo është shumë e thjeshtë, të tregosh performanca të mira çdo javë dhe kur të jepet mundësia të luash, të ndihmosh ekipin të fitojë ndeshje. Ai duhet të punojë edhe në lojën pa top, përveç se të shënojë dhe krijojë raste. Kjo është ajo q  duhet të bësh te Sauthempton. Tomas (Tuhel) ka absolutisht të drejtë. Ai është një lojtar i ri i cili ka ende shumë për të mësuar. Ne mundohemi të qetësojmë gjërat pasi nuk dëshirojmë që ai të humbasë përqendrimin”, tha trajneri.

I pyetur nëse Broja do të ishte në gjendje të luftonte për një vend në formacion me një lojtar si Lukaku te Çelsi, Hasenhutl tregoi bindjen që ka në aftësitë e futbollistit. “Çdo lojtar ka aftësi kur ai punon shumë. Limitet e tua mund t’i shtysh pastaj sa më lart që të dëshirosh. Shpejtësia e lindur që ka është e mirë për një sulmues, ndërsa pjesën tjetër mund ta mësosh. Ai ka kaluar një shkollim shumë të mirë te Çelsi”, deklaroi trajneri.

Related posts

Ka festë në Barcelonë:Po ndodh shkëmbimi i madh me Arsenalin!

Sadik.Autor

“NUK ËSHTË SFIDË JETË A VDEKJE”/ Duka në prag të duelit Shqipëri-Çeki: Sonte duhet të festojmë të gjithë së bashku

F.autor

PO LUHEJ “EL CLASICO” NË “CAMP NOU”/ Policia zbulon planin dhe neutalizon gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment