Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool punëson “specialistin” për t’u shkuar në ndihmë lojtartëve

Futbolli po përballet gjithnjë e më shpesh me çështje delikate si racizmi dhe abuzimet në rrjetet sociale në dëm të lojtarëve.

Në mënyrë të veçantë në Angli, fatkeqësisht, këto situata janë pothuajse të përditshme. Ja pse, siç ka shpjeguar Daily Mail, duket se Liverpool ka marrë vendimin për të punësuar një specialist që mund të ndihmojë lojtarë të kalojnë problematika të ëksaj natyre, veçanërisht pas disa suleve në internet kundër Trent Alexander-Arnold, Mane e Henderson.

E përditshmja angleze ka shpjeguar se Liverpool-i ka punësuar më të mirin e kësaj fushe, Ishbel Straker, për të ndihmuar kryesisht lojtarët më të rinj. Një burim anonim ka shpjeguar:

“Liverpool-i shqetësohet shumë për shëndetin mendor të lojtarëve, por në vitin e fundit disa nga abuzimet e pësuara në rrjetet sociale kanë qenë me të vërtetë të tmerrshëm. Klubi do që lojtarët e rinj që janë në skuadër ose ata që mund të vijnë, të jenë të përgatitur për atë që mund të ndodhë në internet.

“Këshilltari i ri për shëndetin mendor iu ofron lojtarëve të rinj mundësinë për të folur për abuzimet që pësojnë dhe për të marrë këshilla mbi mënyrën si duhet të përballen me këtë situatë”.

Daily Mail ka specifikuar se Liverpool-i është klubi i parë i Premier League që punëson një specialist të tillë për yjet e rinj të ekipit.

Related posts

“KAM PASUR NJË SËMUNDJE MENTALE”/ Rrëfen Legjenda Arsenal: Dëshiroja të bëja vetëvrasje!

Delo.autor

Vrsajlko “nxjerr zbuluar” MODRIC/ Ardhja e tij tek INTERI: Do ta vendosë shumë shpejt

Isa.Autor

NË ANGLI E QUAJNË “KLAUZOLA BROJA”/ Chelsea përsërit lëvizjen e zgjuar që bëri me sulmuesin shqiptar

F.autor

Leave a Comment