Futboll Seria A

“LUKAKU, INTERESAXHI”/ Capello: Interi është ekipi më i fortë në Serinë A

Fabio Kapelo duket se nuk ka pëlqyer shumë “sinqeritetin” e Romelu Lakakut dhe deklaratën e tij se dëshironte të kthehej te Interi. Ish-trajneri i njohur italian, në një intervistë të dhënë për  “La Gazzetta Dello Sport”, ka theksuar se sulmuesi belg nuk kishte qenë aq i pastër sa duket në fjalët e tij.

“Këto gjëra nuk më pëlqejnë, të lënë shijen e interesaxhinjve”, tha ai duke iu referuar deklaratës së sulmuesit se ishte gati të kthehej të zikaltërit dhe i kërkonte falje tifozëve për mënyrën se si ishte larguar nga kampionët në fuqi të Serisë A.

Sipas Kapelos, këto deklarata vijën nga fakti se Lukaku ka kuptuar që Interi është skuadra më e fortë në Itali dhe sukseset janë të garantuara, ndërsa te Çelsi do të luftojë edhe për vendin në formacion.

“Zikaltërit janë më t fortët dhe e kam thënë që në fillimin e sezonit. Kanë ruajtur mbrojtjen dhe mesfushën, duke i shtuar Çalhanoglun. Përtej kësaj, Inzagi u tregua shumë i aftë të transmetonte idetë e tij. Atalanta? Tani mund të luftojë për kreun, Boga është elementi i duhur”, tha Kapelo.

Related posts

“PLOTËSOJNË NJËRI-TJETRIN”/ Di Canio kurorëzon dyshen sulmuese më të mirë në Serie A

Delo.autor

E THONË SHIFRAT/ Lionel Messi shënon në kampionat më pak se mbrojtësit

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ja si RONALDO e bindi mesfushorin bardhezi të shkonte te Sportingu

Isa.Autor

Leave a Comment