Futboll Premier League Sport

KUNDËR SHTYRJES SË DERBIT ME ARSENAL/ Tottenham: Në Europë na eliminuan për një gjë të tillë

Te skuadra e Tottenham nuk e kanë mirëpritur lajmin e anullimit të derbit të Londrës ndaj Arsenal, sfidë e planifikuar për t’u luajtur ditën e diel. Kanë qenë “topçinjtë” ata që bënë një kërkesë për shtyrjen e sfidës, pasi kanë mjaft lojtarë të infektuar me Covid-19, apo që nuk janë pasi luajnë në Kupën e Afrikës.

Por skuadra e trajnerit Antonio Conte ka reaguar për këtë shtyrje, duke mos e mirëpritur lajmin: “Duhet të riprogramojmë ndeshjen tonë, ndërkohë që kërkesa jonë për të spostuar sfidën ndaj Leicester, nuk u aprovua. Në Europë u eliminuam nga kjo gjë. Ndaj është e rëndësishme të bëhet qartësi me rregullat dhe aplikimin e tyre”.

Related posts

DËSHTAKU I INTER SHKËLQEN JASHTË FUSHAVE/ Gabigol i rikthehet lidhjes me motrën e Neymar (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

F.autor

BARCELONA i bën sërish “golin”, por ROMA ka një plan B për mesfushën

Sadik.Autor

Leave a Comment