Futboll Seria A Sport

MIKU QË PO KËRKONTE DYBALA NË TRIBUNË? Marotta: Unë isha në shtëpi…

Gjesti i Paulo Dibala pas golit të shënuar me Juventusin, që u kthye nga tribuna pa festuar duke deklaruar më pas se po kërkonte atje një mik të tijin, ka bërë xhiron e rrjetit në ditën e fundit. Dhe pyetjeve për të nuk u është shmangur as Bepe Marota, administratori i përgjithshëm i Interit, i cili raportohet se ka hedhur sytë nga argjentinasi dhe i ka bërë një ofertë konkrete atij.

Para sfidës së kampionatit ndaj Atalantës, Marota është ngacmuar nga gazetarët pikërisht për këtë episod. “A jam unë miku që kërkonte Dibala? Me siguri jo, isha në shtëpi”, tha fillimisht ai.

“Pyetja është me shumë respekt, unë them vetëm që kur një lojtar i nivelit të Dibala gjendet pranë një udhëkryqi, është normale që të vihet përkrah këtij apo atij klubi. Por ne kemi një repart ofensiv të përbërë nga katër sulmues shumë të fortë, jemi të kompletuar”, tha drejtuesi Interit duke aluduar se zikaltërit nuk interesohen për Dibala… të paktën për momentin.

Related posts

Shokon ish futbollisti i Tottenham: I varur nga bastet dhe alkooli, kam menduar vetëvrasjen

Q.Autor

KËRKON KALIMIN TE REAL MADRID KËTË MERKATO? Reagon zyrtarisht Mbappe

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zidane merr vendimin befasues për Gareth Bale dhe James

Delo.autor

Leave a Comment