Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Milan shfaq dëshirën për mbrojtësin e Tottenham, Conte i kërkon 25 milionë euro

Skuadra e Milanit po vuan shumë në repartin e prapavijës dhe po mendon të afrojë një mbrojtës në ekip. Emri më i fundit në listën e kuqezinjve është talenti i Totenhem, Tanganga.

Mbrojtësi ka dhënë një paraqitje të mirë në fillim të sezonit, por duket se me Konten nuk po gjen hapësirat që ai kërkon. Kështu transferimi te Milan do të ishte një favor për 22-vjeçarin, i cili mund të bashkohet me anglezin tjetër në ekip, Fikajo Tomori.

Por Antonio Konte nuk mendon ta largojë kaq lehtë anglezin. Tekniku italian kërkon një çmim prej 25 milionë eurosh për Tangangën, duke i mbyllur derën Milanit për një huazim të mundshëm.

Related posts

REFUZOI TË POZONTE NË REVISTAT PËR TË RRITUR/ Atletja më seksi në botë ka një plan të ri me Nejmarin

F.autor

GAFA E SOUTHGATE ME LISTËN E PENALLTIVE NË FINALE/ Tekniku anglez zgjodhi lojtarët me… algoritëm matematikor

Delo.autor

NUK ËSHTË POGBA/ Juventusi po planifikon rikthimin e çmendur në MESFUSHË…

Isa.Autor

Leave a Comment